Ministri i Jashtëm turk: Turqia mund të vlerësojë veçmas kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për në NATO
2023-02-17 15:15:34

Foto:VCG

Ministri i Jashtëm turk përsëriti se vendi i tij mund të vlerësojë veçmas kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për t'u bashkuar me NATO-n.

“Ne mund të vlerësojmë procesin e anëtarësimit të Finlandës në NATO veçmas nga Suedia”,- tha kryediplomati turk gjatë një konference të përbashkët shtypi me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, në kryeqytetin turk, Ankara.

“Qëndrimi i Turqisë për anëtarësimin e dy vendeve ka qenë i qartë që në fillim”,- shtoi ai, citon “Xinhua”.

Stoltenberg, i pyetur nëse pranimi i dy vendeve në NATO duhet të jetë në të njëjtën kohë, tha se çështja kryesore nuk është se ato ratifikohen së bashku, por që ato të ratifikohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Finlanda dhe Suedia paraqitën kërkesat e tyre zyrtare për anëtarësim në maj 2022. Turqia, e cila është e vetmja anëtare që ende nuk i ka ratifikuar, kërkon nga të dy vendet që të ekstradojnë të dyshuarit për terrorizëm të konsideruar nga turqit.

Cavusoglu tha më herët se NATO-ja dhe dy vendet nordike fillimisht kërkuan që procesi i anëtarësimit të tyre të kryhej së bashku. Që atëherë, Finlanda ka ndërmarrë disa hapa, por ka pasur provokime në Suedi, shtoi ai.

Ndërkohë, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia mund të tregojë një qasje të ndryshme ndaj ofertës së Finlandës në NATO sesa ndaj Suedisë, nëse është e nevojshme. (Irma)