Xi Jinping-u kujdeset për thesaret e kulturës kineze Pjesa 1: Ku fillon Kina
2023-02-16 17:45:16

Si lindi emri "Zhongguo" (emri i Kinës në gjuhën kineze) para 5 000 vjetëve? A mund të zbulojmë përmendjen e parë të këtij  emri ndër librat e reliktet kulturore të panumërta? Në tetor të vitit të kaluar, presidenti kinez Xi Jinping vizitoi rrënojat "Yin" në qytetin Anyang të provincës Henan në Kinën Qendrore, ku theksoi se duhet t'i kushtohet rëndësi punës arkeologjike për të gjurmuar origjinën e qytetërimit kinez.

Arkeologjia jo vetëm u përgjigjet pyetjeve filozofike si "Nga vij unë?" dhe "Ku do të shkoj?", por edhe jep të dhëna lidhur me pyetjen "Ku fillon Kina?".