Ndryshime dhe risi në Maturën Shtetërore 2023
2023-02-16 09:43:34

Ministrja e Arsimit Kushi, ka prezantuarmkëto ditë  raportin e Maturës Shtetërore për vitin 2022, por gjithashtu ka bërë me dije dhe ndryshimet për Maturën e vitit 2023. Ministrja Kushi i prezantoi këto  ndryshime për Maturën shtetërore gjatë një konferencë për shtyp. Një ndër ndryshimet që vjen për herë të parë është trajtimi i nxënësve me aftësi  ndryshe, që këtë herë do të kenë një test të veçantë nga nxënësit e tjerë. Gjithashtu një tjetër risi këtë herë do të jetë për nxënësit që do konkurrojnë në degën e  mjekësisë, të cilët do kenë mundësi të kalojnë një test të digjitalizuar. Heqja e fletëpërgjigjeve të provimeve, një kërksesë kjo e maturantëve dhe mësuesve pasi shkaktonte konfuzion te maturantët dhe ngatërresa në korrigjime përbën një tjetër ndryshim në Maturën Shtetërore.

Ministrja Evis Kushi theksoi për mediat; “ Për të patur një vlerësim sa më korrekt, ne vitin e kaluar trajnuam dhe certifikuan 12 mësues të rinj si vlerësues, por  me përvojë si mësues në karrierën e tyre, po ashtu ricertifikuam edhe 800 vlerësuesit me eksperiencë nga vitet e kaluar. Në prill u publikuan modelet e testeve për të gjitha lëndët, në mënyrë që maturantët të familjarizohen me formatin e testeve dhe llojet e pyetjeve dhe përzgjedhja e testit përfundimtar, vitin e kaluar është bërë për lëndët kryesore, në kushtet e  metodës së Koepsit, për të garantuar edhe cilësi maksimale, por edhe siguri maksimale, për mosdaljen e testit”.

 Diferenca midis notës vjetore të një nxënësi me atë të Maturës Shtetërore shkon deri 5 nota.  Sipas kësaj, nëse gjatë vitit akademik nxënësi ka marrë notën 9, në provimet e Maturës rezulton mbetës.  Ministria e Arsimit ka publikuar një grafik me raportin e maturës 2022. Kjo diferencë ka vënë në pikëpyetje vërtetësinë e notës.

Drejtoresha e Qëndrës së Shërbimeve Arsimore Aurora Balliu, është shprehur për mediat: “Diferenca midis nota vjetore dhe Maturës Shtetërore në lëndën Gjuhë Shqipe  dhe Letërsi ka një rënie me 3 nota 196 nxënës, me 4 nota 13 nxënës dhe me 5 nota vetëm një nxënës. Në lëndën matematikë ka një rënie me 3 nota  586 nxënës, me 4 nota 124 nxënës dhe me 5 nota 16 nxënës”.

Ndër të tjera Ministrja Evis Kushi në konferencën për shtyp shtoi; “Në lidhje me rritjen e cilësisë së vazhdueshme në shkolla, ajo që më shqetëson është diferenca mes zonave rurale dhe zonave urbane. Pavarësisht se kjo diferencë është zbutur pak, por po ta krahasojmë me vitet e kaluara, ne përsëri duhet të punojmë në këtë drejtim. Politikat që ne kemi ndërmarrë, përshembull portali “Mësues për Shqipërinë” garanton të njëjtën cilësi të mësimdhënies dhe të profesionalizmit të mësuesve. Rreth 90% e nxënësve me aftësi ndryshe mësojnë në shkolla normale, ndërsa 10% e nxënësve, që janë në një shkallë vështirësie më të lartë mësojnë në shkollat speciale apo në Institutin e Nxënësve që nuk dëgjojnë. Këtë vit i kemi kërkuar QSHA-së dhe së shpejti do të hartojë teste të veçanta të një shkalle vështirësie më të lehtë për maturantë që konstatohen me aftësi ndryshe sipas një komisioni të veçantë”- ka përfunduar ministrja  Kushi.

Përgatiti: Sava Lena