Deficiti tregtar i Ukrainës u dyfishua në vitin 2022
2023-02-16 17:16:01

Foto: VCG

Deficiti i tregtisë së jashtme të Ukrainës në mallra në vitin 2022 arriti në rreth 11.125 miliardë dollarë amerikanë, më shumë se dyfishuar në krahasim me vitin 2021, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Zyra Shtetërore e Statistikave, citon “Xinhua”.  

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2022, Ukraina eksportoi mallra me vlerë 44.149 miliardë dollarë, 35.1 për qind më pak krahasuar me vitin 2021. Ndërsa importet e vendit u ulën me 24.1 për qind në 55.274 miliardë dollarë.  

Eksportet e metaleve me ngjyra dhe drithërave patën rënien më të madhe gjatë kësaj periudhe, duke rënë përkatësisht me 67.5 dhe 26.2 për qind.  

Produktet me origjinë shtazore, lëndët djegëse minerale dhe produktet e naftës dhe ato vajore ishin artikujt kryesorë të eksportit të Ukrainës vitin e kaluar. (Elona)