ShBA: Banorët në Palestinën Lindore të shtetit Ohajo janë të frikësuar për rrjedhjen e kimikateve
2023-02-16 16:26:16

Foto nga VCG

Korporata Amerikane e Transmetimeve (ABC)  njoftoi të martën  se banorët në Palestinën Lindore të shtetit Ohajo në ShBA janë të frikësuar nga dalja e trenit nga shinat kohët e fundit dhe mundësia e rrjedhjes së lëndëve kimike prej tij.

Në njoftim theksohet se është e vështirë për shumicën e amerikanëve të imagjinojnë nivelin e kaosit mes banorëve të zonës, të cilët janë të detyruar të zgjedhin nëse do të shesin shtëpitë e pronat e tyre të ndotura apo do të vazhdojnë të jetojnë nën rrezikun e ndotjes kimike. Jo shumë kohë pas aksidentit, linja hekurudhore rifilloi funksionimin dhe shumica e banorëve u shprehën se s'mund ta kuptonin këtë nxitim të qeverisë para se të trajtohej siç duhej aksidenti. (Çang Çuo)