Kryeministri Rama, thirrje qytetarëve të dhurojnë për popullin turk
2023-02-16 10:13:19

Foto nga Facebook kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje qytetarëve të ndihmojnë popullin turk, në këtë situatë të vështirë, pas tërmetit të 6 shkurtit.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se të gjithë ata që duan të dhurojnë materiale të ndryshme për qytetarët në nevojë, të drejtohen te çadra e dhurimit, e cila është vendosur pranë bashkisë së Tiranës.

“Çadra e dhurimit ndodhet pranë Bashkisë së Tiranës për këdo që ka dëshirë dhe mundësi të kontribuojë sadopak”,- shkroi Rama. Tërmeti shkatërrues në rajonin kufitar turko-sirian, një javë më parë, ka lënë të pastrehë 1.2 milionë njerëz në Turqinë juglindore, njoftoi zyra presidenciale e Turqisë. (Elona)