Konflikti Rusi-Ukrainë destabilizon politikën e jashtme të Finlandës
2023-02-16 17:25:13

Foto:VCG

Ndryshimet e politikës së jashtme dhe të sigurisë, veçanërisht konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës, kanë destabilizuar pozicionin e politikës së jashtme dhe të sigurisë së Finlandës, sipas një përditësimi të vlerësimit kombëtar të rrezikut të qeverisë të publikuar të martën, cituar nga “Xinhua”.  

Vlerësimi i publikuar nga Ministria e Brendshme e Finlandës mbulon 21 skenarë kërcënimesh dhe ndërprerjesh të rëndësishme kombëtare, duke filluar nga aktivitetet e ndikimit hibrid dhe konfliktet e armatosura deri te fatkeqësitë natyrore, aksidentet industriale dhe fenomenet klimaterike.  

Vlerësimi i mëparshëm i rrezikut u publikua në vitin 2018.  

Vlerësimi parashikon incidente të papritura të synuara në Finlandë që kanë një ndikim në funksionet jetësore të shoqërisë dhe kërkojnë nga autoritetet të marrin masa të jashtëzakonshme apo edhe të kërkojnë ndihmë nga vendet e tjera.  

Sipas raportit, ndryshimet klimaterike, digjitalizimi i shoqërive, aktivitetet e ndikimit hibrid dhe zinxhirët e vlerave dhe prodhimit në rrjet janë shembuj të mëtejshëm të tendencave dhe fenomeneve të zhvillimit në mjedisin operativ të kërcënimeve dhe ndërprerjeve.  

Ka dy kërcënime të reja në krahasim me raportin e mëparshëm: zjarre të shumta të mëdha të njëkohshme dhe një stuhi hapësinore jashtëzakonisht e fuqishme, bëri të ditur transmetuesi kombëtar “Yle”.  

Sipas raportit, ekziston gjithashtu një probabilitet i lartë i një pandemie të re, por gjithsesi është e pamundur të vlerësohet paraprakisht madhësia e rrezikut dhe ashpërsia e pandemisë. (Elona)