foto nga VCG
Asambleja Kombëtare Popullore e Kinës (AKP), organi më i lartë ligjvënës i vendit, dhe Komiteti Kombëtar i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK), organi këshillimor politik kombëtar, kanë ftuar gazetarët vendës dhe të huaj të bëjnë njoftime mbi dy sesionet vjetore që do të mbahen në mars, sipas një deklarate zyrtare të publikuar të enjten.
Sesioni i parë i legjislaturës së 14-të të AKP-së është planifikuar të hapet më 5 mars, ndërsa sesioni i parë i Komitetit Kombëtar të legjislaturës së 14-të të KKPPK-së më 4 mars.
Dhënia e njoftimeve për të dy sesionet do të zhvillohet nëpërmjet mënyrave të ndryshme, duke përfshirë raportimin në vend, lidhjet me video në internet dhe format e shkruara, dhe gazetarët kinezë e të huaj në Pekin janë të mirëpritur të marrin pjesë në veprimtaritë përkatëse të raportimit, thuhet në deklaratën e përbashkët nga zyrat e përgjithshme të Komitetit të Përhershëm të AKP-së dhe Komitetit Kombëtar të KKPPK-së.
Gazetarët e huaj janë gjithashtu të mirëpritur të rapotrojnë mbi këto veprimtari nëpërmjet videolidhjeve në internet ose formave me shkrim, vë në dukje deklarata.
Gazetarët e huaj që duan të njoftojnë mbi dy sesionet, duhet të paraqesin aplikimet në qendrën e shtypit të dy sesioneve.
Afati përfundimtar për aplikimet është 22 shkurti. Më shumë informacion rreth dy sesioneve ka në uebsajtet www.npc.gov.cn dhe www.cppcc.gov.cn.
foto nga VCG
foto nga VCG