Varhelyi: BE të përshpejtojë procesin e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor
2023-02-16 09:54:52

Foto nga VCG

Parlamenti Europian ka diskutuar çështjet që prekin vendet e Ballkanit Perëndimor. Shumica e deputetëve u angazhuan që Komisioni Europian të përshpejtojë procesin e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.  

Nga ana e tij, eurokomisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, kërkoi që edhe PE-ja të mbajë ritmin e duhur dhe të japë sinjale pozitive për procesin e zgjerimit, shkruan “RTSH”.  

Në vitin 2022, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisën negociatat për anëtarësim në BE. Moldavia, Ukraina dhe Bosnjë-Hercegovina morën statusin kandidatit, ndërsa Gjeorgjia u cilësua si një kandidate potenciale.  

Varhelyi theksoi se Parlamenti Europian duhet të mbajë ritmin e duhur edhe këtë vit dhe të japë sinjale pozitive për procesin e zgjerimit. (Elona)