Kina ofron ndihmë ushqimore për të mbështetur popullatat e cenueshme në Togon veriore
2023-02-16 10:27:53

Foto nga VCG

Qeveria kineze ofroi ndihmë ushqimore përmes Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së (WFP) në Togo, për të mbështetur popullatat e cenueshme në veri të vendit.  

Prej ndihmës nga Kina do të përfitojnë rreth 52.000 persona në rajonin Savanes dhe Kara, tha Chao Weidong, ambasadori kinez në Togo, gjatë ceremonisë së dorëzimit, citon “Xinhua”.  

“Kina është e gatshme të ndajë mundësitë e zhvillimit me vendet e tjera për të arritur përparimin e përbashkët të gjithë njerëzimit”,- vuri në dukje diplomati kinez.  

Sipas Aboubacar Koisha, përfaqësuesi i WFP-së, programi i ndihmës ushqimore emergjente ofroi ndihmë thelbësore për njerëzit në nevojë dhe ndihmoi në rivendosjen e ndjenjës së shpresës dhe stabilitetit në rajon dhe kohezionit social brenda popullatave.  

“Përpjekjet tona të kombinuara do të bëjnë një ndryshim të vërtetë në jetën e atyre që janë prekur nga kriza e ushqimit dhe të ushqyerit”,- tha Koisha.  

Ndihma ushqimore nga Kina është pjesë e 961 tonëve ndihma ushqimore të mobilizuara nga WFP-ja për të ndihmuar popullatat e cenueshme në veri të Togos, duke përfshirë familjet e prekura nga ndryshimet klimaterike dhe njerëzit e zhvendosur për shkak të një krize sigurie. (Elona)