< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Paneli hetimor: UEFA përgjegjëse për prag fatkeqësinë në finalen e Ligës së Kampionëve
2023-02-15 16:02:16

Foto: VCG

Hetuesit e emëruar nga UEFA kanë bërë përgjegjës institucionin drejtues të futbollit evropian, për dështimet kaotike të sigurisë në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2022 në Paris. Kjo situatë rrezikoi jetën e tifozëve të Liverpul dhe Real Madridit, bën të ditur “RTSH”.

“Është e pabesueshme që askush nuk humbi jetën”,- nënvizoi paneli hetimor në një dokument prej 220 faqesh të botuar të hënën.

“Paneli ka arritur në përfundimin se UEFA mban përgjegjësinë kryesore për dështimet që pothuajse çuan në katastrofë,”- thuhet në raport.

Një operacion i dështuar i sigurisë bëri që dhjetëra mijëra tifozë të mbaheshin në radhë për orë të tëra përpara ndeshjes së 28 majit në “Stade de France” me kapacitet prej 75.000 personash, i cili do të jetë një vend kyç për Lojërat Olimpike të Parisit 2024. (Elona)


Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree