“Qualcomm Ventures” rrit financimin e teknologjisë në Kinë
2023-02-15 09:23:08

Foto nga VCG

Foto nga VCG

 “Qualcomm Ventures” do të shtojë përpjekjet këtë vit për të investuar në startup-et premtuese kineze. Në Kinë, shumë ndërmarrje kanë lançuar, ose pritet të nxjerrin, syzet VR/AR të bazuara në platformën e çipeve të “Qualcomm”. Norma mesatare vjetore e rritjes së tregut kinez të realitetit të shtuar dhe realitetit virtual pritet të jetë 43.8 për qind nga 2022 deri në 2026, krahasuar me një rritje prej 38.5 për qind globalisht, parashikoi në një raport kompania e kërkimit të tregut “International Data Corp”.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Qualcomm Ventures” rrit financimin e teknologjisë në Kinë


“Qualcomm Ventures”, dega e sipërmarrjes amerikane të çipave, “Qualcomm Inc”, do të shtojë përpjekjet këtë vit për të investuar në startup-et premtuese kineze, për të mbështetur rritjen e tyre, me fokus në drejtimin inteligjent, inteligjencën artificiale dhe metaversen.

Shen Jin, drejtor i “Qualcomm Ventures”, tha se motoja e investimit të kompanisë në këtë fazë është ndërlidhja inteligjente, me prioritete duke përfshirë drejtimin inteligjent, inteligjencën artificiale dhe aplikimet e saj në internetin e gjërave, zgjidhjet e robotëve dhe vizionin kompjuterik në prodhimtarinë e avancuar, si dhe metaversen.

E themeluar në vitin 2000, “Qualcomm Ventures” është një veteran në tregun e kapitaleve të korporatave dhe ka investuar në mënyrë aktive në Kinë që nga viti 2003. Nga investimi në teknologjitë e internetit celular në të kaluarën tek investimi në internetin inteligjent tani, “Qualcomm Ventures” synon të ndihmojë kompaninë e saj mëmë të ndërtojë ekosistemin e biznesit dhe të zgjerojë partnerët e saj, duke kërkuar vazhdimisht një ekuilibër midis vlerës ekologjike industriale dhe fushës financiare, duke formuar një stil unik investimi.

Në 20 vitet e fundit, “Qualcomm Ventures” ka investuar në afro 80 kompani në Kinë.

“Nga viti 2010 deri më 2015-n, motoja jonë e investimit ishte interneti celular. Në atë kohë, përveç investimit në kompanitë që ishin bërë partnerë të ngushtë me “Qualcomm”, si prodhuesi i telefonave inteligjentë “Xiaomi”, ne investuam edhe në kompani të tilla si ndërmarrja për ndarjen e biçikletave “Mobike”, një biznes që duket se nuk ka lidhje të ngushta me “Qualcomm”. Por ideja e investimit ishte promovimi i ekologjisë së 3G dhe 4G”,- tha Shen në një intervistë me “21st Century Business Herald”.

Sipas tij, këtë vit, kompania do të vazhdojë përpjekjet për të investuar në Kinë. “Qualcomm” krijoi një fond investimi prej 100 milionë dollarësh për metaversen vitin e kaluar. Metaverse është një botë virtuale e lehtësuar nga realiteti virtual dhe teknologjitë e realitetit të shtuar.

“Fondi u hap zyrtarisht në qershor 2022 dhe pas kësaj ne kemi bërë disa investime në kompani në mbarë botën. Ne kemi investuar në një platformë shëndetësore të quajtur “Tripp”, e cila kryesisht përdor teknologji për të ndihmuar njerëzit të gjurmojnë shëndetin e tyre dhe menaxhimin emocional përmes meditimit. Në të njëjtën kohë, ne kemi investuar edhe në platformën cloud “AR/VR Echo3D”. Përveç kësaj, së shpejti do të njoftojmë se do të investojmë në një kompani metaverse në Kinë”, shtoi Shen.

Ai tha se Kina ka filluar të përgatitet për përdorimin komercial të metaverses. Në Shtetet e Bashkuara, shitjet e produkteve “Oculus VR” të “Meta”-s tejkaluan 10 milionë njësi në vitin 2021, gjë që ka verifikuar shumë skenarë aplikimi. Në Kinë, shumë ndërmarrje kanë lançuar, ose pritet të nxjerrin, syzet VR/AR të bazuara në platformën e çipeve të “Qualcomm”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Norma mesatare vjetore e rritjes së tregut kinez të realitetit të shtuar dhe realitetit virtual pritet të jetë 43.8 për qind nga 2022 deri në 2026, krahasuar me një rritje prej 38.5 për qind globalisht, parashikoi në një raport kompania e kërkimit të tregut “International Data Corp”.

Shpenzimet vjetore për realitetin e shtuar (AR) dhe realitetin virtual (VR) në Kinë pritet të arrijnë në 13.1 miliardë dollarë deri në vitin 2026, duke e bërë atë tregun e dytë më të madh në botë, tregoi raporti. Shpenzimet globale mund të rriten në 74.7 miliardë dollarë në vitin 2026.

Xu Chi, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i “Nreal”, një pionier kinez i syzeve AR, pret që deri në vitin 2030 të ketë më shumë se 1 miliard syze AR ose VR globalisht që ofrojnë përvoja të ndryshme ndërvepruese virtuale dhe reale.

“Njerëzit sot mund të mendojnë se kjo shifër është shumë e lartë, por ndonjëherë ne e mbivlerësojmë përsëritjen e teknologjisë në dy deri në tre vjet dhe nënvlerësojmë ndryshimet e sjella nga teknologjia ose produktet në më shumë se 10 vjet”,- tha Xu.

“Nreal” njoftoi se deri në dhjetor kompania me bazë në Pekin kishte prodhuar më shumë se 100.000 syze AR, duke e bërë atë kompaninë e parë harduerike AR të orientuar drejt konsumatorit në botë që kapërceu kufirin.

Me shitjet në Kinë, Japoni dhe SHBA, dërgesat e syzeve AR të “Nreal” kaluan 70.000 njësi në tremujorin e katërt 2022.