Stoltenberg: Ukraina po shteron rezervat e municionit të NATO-s
2023-02-15 14:43:33

Foto: VCG

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) duhet të rrisë prodhimin e municioneve pasi shkalla e përdorimit të tyre në Ukrainë po shteron kapacitetet aktuale dhe rezervat, tha të hënën sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

Përpara një takimi të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, Stoltenberg tha se konflikti në Ukrainë po kërkon një sasi të madhe municionesh dhe po varfëron rezervat e aleatëve, citon “Xinhua”.

“Shkalla aktuale e shpenzimeve të municionit të Ukrainës është shumë herë më e lartë se shkalla jonë aktuale e prodhimit. Kjo i vë industritë tona të mbrojtjes nën tendosje”,- tha ai.

Stoltenberg tha se koha aktuale e pritjes për municione të kalibrit të madh është rritur nga 12 në 28 muaj.

“Porositë e bëra sot do të dorëzohen vetëm dy vjet e gjysmë më vonë. Pra, ne duhet të rrisim prodhimin dhe të investojmë në kapacitetin tonë prodhues”,- tha ai.  (Elona)