Presidenti sirian pranon të zgjerojë aksesin e OKB-së për ndihmën nga Turqia
2023-02-15 13:17:50

Foto nga VCG

Presidenti sirian Bashar al-Assad është takuar me shefin e OKB-së për ndihmat, Martin Griffiths, dhe ka diskutuar nevojat humanitare të popullit sirian lidhur me tërmetet e javës së kaluar. Griffiths theksoi se Kombet e Bashkuara po punojnë për të mbështetur përpjekjet e ndihmave dhe për të përmbushur nevojat humanitare të sirianëve, pasi Siria gjithashtu bëri thirrje për përpjekje ndërkombëtare duke u fokusuar në ndihmën për rindërtimin e infrastrukturës në vend, citon “CGTN”. Sipas OKB-së, Siria ka rënë dakord të lejojë dërgesat e ndihmave të OKB-së në Sirinë veriperëndimore të kontrolluar nga opozita përmes dy pikave kufitare Bab Al-Salam dhe Al Ra'ee nga Turqia për tre muaj.

Në një deklaratë, shefi i OKB-së, Antonio Guterres tha se e mirëpret vendimin. “Ndërsa numri i viktimave të tërmetit të 6 shkurtit vazhdon të rritet, dërgimi i ndihmave për miliona njerëz të prekur është urgjente”,- tha Guterres. (Elona)