Shkencëtarët kinezë ndihmojnë në punët e shpëtimit të OKB-së pas tërmeteve në Turqi
2023-02-15 18:15:42

Një pamje nga ajri e ndërtesave të rrëzuara pas tërmetit në Hatai të Turqisë, 14 shkurt 2023. / CFP

Qendra Satelitore e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka aktivizuar shërbimin hartografik emergjent në zonat e goditura nga tërmeti në Turqi për të ndihmuar në punët e shpëtimit.

Ajo ftoi një ekip kërkimi nga Universiteti i Wuhan-it për të bërë një hartë të dritave në zonat e tërmetit natën, duke përdorur të dhëna të gjurmimit në largësi, për të ndihmuar në analizën më të mirë të gjendjes së fatkeqësisë në zonat e ndryshme dhe për të shpërndarë burimet e ndihmës.

Një profesor i këtij universiteti thotë se ndryshimet në drita mund të pasqyrojnë drejtpërdrejt shkallën e dëmeve në qytete të ndryshme dhe mund të përdoren për të vlerësuar përmasat e katastrofës. Ai shtoi që, në rast të mungesave të burimeve, kjo mund të luajë një rol të rëndësishëm në hartimin  e strategjive të sakta të shpëtimit.

Një krahasim i ndriçimit ndërmjet 24 janarit (majtas) dhe 7 shkurtit (djathtas) në zonat e goditura nga tërmeti në Hatai, Kahramanmaras dhe Adijaman në Turqi. / "Changjiangyun"

Ekipi kinez shpëton një njeri të mbetur nën rrënojat e një ndërtese të rrëzuar në Antakia të Turqisë, 12 shkurt 2023. / Grupi Mediatik i Kinës