Rama: Mbështetje për projektet e digjitalizimit nga Emiratet e Bashkuara Arabe
2023-02-15 15:39:54

Foto: VCG

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan në Dubai marrëveshjen e bashkëpunimit “Shkëmbim i përvojës në lidhje me Zhvillimin dhe Modernizimin e Qeverisjes”.

Lajmi u bë i ditur në një postim në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama, i cili ndau momente nga nënshkrimi i marrëveshjes mes të dy vendeve.

Kjo marrëveshje, sipas kryeministrit Rama, do të mundësojë edhe realizimin e projekteve të digjitalizimit me mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kryeministri Rama mori pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ndodhet për vizitë dyditore. (Elona)