Tërmeti në Turqi dhe Siri, Shqipëria mbajti ditë zie kombëtare
2023-02-14 09:32:38

Foto nga Liberle.al

Shqipëria mbajti të hënën zi kombëtare, në shenjë dhimbjeje, respekti dhe solidariteti me Turqinë dhe Sirinë, pas tëmetit tragjik të 6 shkurtit në këto vende që deri tani u ka marrë jetën më shumë se 34 mijë personave.

Të hënën, flamuri kombëtar shqiptar në institucionet shtetërore u ul në gjysmë shtizë, ndërsa qytetarët ndezën qirinj.

Kryeministri shqiptar Edi Rama duke lajmëruar vendimin e qeverisë u shpreh se dita e zisë kombëtare është një shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila iu gjend pranë Shqipërisë kur u godit nga një fatkeqësi e ngjashme në vitin 2019.

Shqipëria ka dërguar në Turqi dy ekipe kërkim-shpëtimi që po japin ndihmë e tyre për nxjerrjen e personave të mbetur nën rrënoja. (Fatosi)