
Foto: ATSH
Kanionet e lumit Osum në Berat janë kthyer vitet e fundit në një nga guidat më të preferuara të turistëve vendas e të huaj, shkruan “ATSH”.
Administrata e Zonave të Mbrojtura në Berat ndau pamje nga vizita e disa turistëve indianë. Ata sfiduan ujëvarat e ngrira dhe temperaturat e ulëta në Kanionet e Osumit në këto ditë dimri.
Rafting në Kanionet e Osumit është tashmë një nga guidat më të preferuara të turistëve të huaj, por edhe atyre vendas sidomos në stinën e verës.
Të cilësuara edhe si “Koloradoja e Shqipërisë”, pamjet që të ofrojnë kanionet e Osumit janë mahnitëse, gjithë lartësi, kontraste për sa i përket dritës, bimësi e larmishme, një atraksion i vërtetë për turistët vendas dhe të huaj.
Në një distance prej 13 kilometrash dhe rrethuar me shkëmbinj prej 100 metrash, praktikuesit e rafting kalojnë shumë ujëvara si dhe një sërë operash arti natyral të krijuara nga erozioni, të pagëzuara me emra si “Syri”, “Porta e djallit”, “Krokodili” apo “Katedralja”. (Fatosi)
