Avionët luftarakë izraelitë godasin postën ushtarake të Gazës në përgjigje të sulmit me raketa
2023-02-14 13:13:51

Foto: VCG

Avionët luftarakë izraelitë bombarduan një post ushtarak në Rripin e Gazës herët të hënën në përgjigje të një lëshimi rakete nga enklava palestineze të shtunën, thanë për “Xinhua” burime nga Lëvizja e Rezistencës Islamike (Hamas).

Disa shpërthime u dëgjuan në zona të veçanta të enklavës bregdetare, ku jetojnë mbi dy milionë palestinezë. Dëshmitarët panë ambulancat dhe ekuipazhet e mbrojtjes civile që lëviznin drejt vendeve të bombardimeve.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha në një deklaratë se posta nëntokësore prodhonte lëndë të parë për raketa dhe drejtohej nga Hamasi.

“Sulmi ajror i jep një goditje të rëndë aftësive të Hamasit për të forcuar dhe armatosur veten”, thuhet në deklaratë.

Të shtunën mbrëma, ushtria izraelite njoftoi se kishte zbuluar dhe kapur një raketë të lëshuar nga Gaza.

Kjo është hera e tretë që postet ushtarake të Hamasit në Gaza bombardohen në përgjigje të lëshimit të raketave nga Rripi i Gazës drejt Izraelit që nga 1 janari.

Përshkallëzimi ushtarak në Gaza erdhi mes tensioneve në rritje midis izraelitëve dhe palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor, duke shkaktuar më shumë se 50 vdekje, sipas shifrave zyrtare. (Fatosi)