Pellumb Pipero është një ndër njerëzit më publik në Shqiperi.
Ai është mjek infeksionit në Qëndrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë, pedagog në fakultetin e mjekësisë, “Qytetar Nderi” në vendlindjen e tij Skrapar dhe fitues i shumë titujve e vlerësimeve përgjatë karrierës së tij 40 vjeçare në ekipin e bluzave të bardha. Për shumë vite me radhë ka qënë edhe drejtor i politikave shëndetsore në Ministrinë e Shëndetësisë.
Pellumb Pipero, me perkushtimin dhe profesionalizmin e tij, u bë imazhi publik i luftës kundër COVID-19. Në këtë betejë frontale bashkë me kolegët e tij, Profesor Pipero tregon se përfituan shumë nga eksperienca dhe përvoja kineze.
Mjeksia thotë Pipero, është shkenca që konfirmon se nuk mund të ketë pengesa apo distanca midis kolegeve të bluzave të bardha, për të shkëmbyer eksperienca apo përfituar nga përvoja e përparuar shkencore.
