Tirana zbukurohet për Shën Valentin
2023-02-13 15:14:05

Bashkia e Tiranës ka menduar që të sjellë diçka të veçantë për festën e Shën Valentinit, njofton “ATSH”.

Qyteti është zbukuruar me simbolin e ditës së të dashuruarve, zemrat e kuqe.

Një balonë gjigande me zemra ndodhet përpara godinës së bashkisë, ndërkohë që zbukurimet kanë pushtuar pothuajse gjithë fasadën e ndërtesës.

Zbukurimet janë vendosur edhe në zona të ndryshme të kryeqytetit shqiptar.

Prej shumë vitesh 14 Shkurti po kremtohet gjithnjë e më shumë nga shqiptarët. (Fatosi)