Tirana, 103 vjet kryeqytet i Shqipërisë
2023-02-13 10:14:21

Më 11 shkurt, Tirana kremtoi 103-vjetorin si kryeqytet i Shqipërisë.

Organet e larta të shtetit shqiptar, që dolën më 1920 nga Kongresi i Lushnjës (21-31 janar 1920) u vendosën më 11 shkurt 1920 në Tiranë, që u caktua përkohësisht kryeqyteti i Shqipërisë. Por përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet me statutin e Republikës së Shqipërisë në janar 1925.

Pas vitit 1920 filloi popullimi me banorë të ardhur nga krahina e qytete të tjera të vendit.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, uroi 103-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet i Shqipërisë.

“Tirana feston 103-vjetorin e shpalljes kryeqytet i Shqipërisë. Mirënjohje edhe  për ata që, në këto vite, kanë kontribuar për ta zhvilluar Tiranën në një qytet modern e të denjë për të gjithë shqiptarët”,- shkruan Veliaj në rrjete sociale. Sipas kreut të bashkisë, qyteti po kalon ditët më të mira, që nga koha e ekzistencës së tij. (Fatosi)