103-vjetori i Tiranës kryeqytet, BE restauron ish-godinën e Parlamentit
2023-02-13 10:36:04

Zyra e Bashkimit Europian në Shqipëri përcolli një mesazh urimi në kuadër të 103-vjetorit të Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë, njofton “ATSH”.

Bashkimi Europian në Tiranë po restauron edhe Teatrin e Kukullave, që shërbeu pak pas shpalljes së Tiranës kryeqytet, si godinë e Parlamentit.

“Kur Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërisë, 103 vjet më parë, nisi edhe ndërtimi i një godine që pak vite më vonë do të bëhej Parlamenti i ri. Sot ajo shërben si Teatri i Kukullave. Ndërtesa shërbeu edhe si zyrë për disa ministra të qeverisë së re. Kjo godinë tashmë po restaurohet nga programi “EU4Culture”, financuar nga BE-ja dhe zbatuar nga UNOPS”,- bëri të ditur Zyra e BE-së në Tiranë. (Fatosi)