Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, perlë e biodiversitetit dhe ekoturizmit
2023-02-13 11:09:07
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, publikoi në rrjetet sociale pamje nga Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, bashkë me thirrjen drejtuar shqiptarëve që të përjetojnë eksperienca unike në këtë perlë të biodiversitetit dhe ekoturizmit.
Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është një nga destinacionet më të preferuara për argëtim, qetësi dhe pushim gjatë fundjavës për qindra qytetarë që e frekuentojnë çdo javë.
Përveç natyrës, parku u ofron qytetarëve edhe shoqërinë e specieve të rralla dhe të veçanta, si pelikani kaçurrel.
Në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta gjenden edhe delta lumenjsh, laguna, duna ranore dhe bimësi e rrallë, çka e bën këtë park një ndër më të rëndësishmit në Mesdhe. (Fatosi)
Lajmet Kryesore