Bebe Rexha mahnit me veshjen në “Grammy Awards 2023”
2023-02-12 14:48:16
(Foto Us Weekly)
Të gjithë sytë u kthyen nga Bebe Rexha gjatë paraqitjes së saj në “Grammy Awards 2023”, të organizuar nga “Warner Music Group” në Hollywood Athletic Club. Interpretuesja e hitit “In the Name of Love”, 33 vjeçe, kanalizoi dukjen e femrave të viteve 70’ në një kostum ngjyrë vjollce të thellë me një hark në bel, ka shkruar Daily Mail.
Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, e lindur me emrin Bleta Rexha, kombinoi veshjen e ndritshme me taka të ngjashme me platformë ngjyrë vjollce dhe flokët e saj biond u stiluan me kaçurrela shumë voluminoze.
Lajmet Kryesore