Zyrtari i OKB-së bën thirrje për qasje shumëdimensionale për të trajtuar kërcënimin e IS
2023-02-12 14:29:31

Foto nga VCG

Niveli i lartë i kërcënimit të paraqitur nga Shteti Islamik (IS) nënvizon nevojën për qasje shumëdimensionale përtej përgjigjeve në qendër të sigurisë, deklaroi shefi Kundër Terrorizmit i Kombeve të Bashkuara.

“Nevojitet më shumë bashkëpunim midis përgjigjeve të sigurisë dhe masave parandaluese”,- i tha Këshillit të Sigurimit gjatë një konference nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së, Vladimir Voronkov, citon “Xinhua”.

Duke prezantuar raportin e shefit të OKB-së Antonio Guterres mbi kërcënimin e paraqitur nga IS, Voronkov tha se pavarësisht humbjeve dhe shpenzimeve të lidershipit që po zvogëlojnë rezervat monetare, kërcënimi i paraqitur nga IS për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare mbetet i lartë.

Kërcënimi u rrit në dhe rreth zonave të konfliktit ku grupi dhe bashkëpunëtorët e tij janë aktiv, tha Voronkov, duke shtuar se niveli i aktivitetit terrorist përveç sulmeve vazhdon të jetë shqetësim për vendet anëtare të OKB-së.

Duke përmendur kërcënimin në rritje nga terrorizmi në zonat e konfliktit, Voronkov, i cili kryeson Zyrën e OKB-së Kundër Terrorizmit, tha se nevojiten përpjekje të mëtejshme për të trajtuar dhe parandaluar këto konflikte në radhë të parë. (Irma)