
Foto nga Facebook ambasadori Zhou Ding
Ambasadori kinez në Tiranë, Zhou Ding, priti një përfaqësi të klubit shqiptar të futbollit “Partizani”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadori Zhou bëri të ditur se Shqipëria është një vend me traditë në futboll dhe “Partizani” është një nga ekipet më me ndikim në vend.
“Loro Boriçi, një lojtar i njohur i ekipit, ka qenë trajner në Kinë në shekullin e kaluar dhe ka dhënë kontribut të rëndësishëm në nxitjen e shkëmbimeve sportive mes dy vendeve”,- shkroi ambasadori Zhou në “Facebook”.
Tirana u zgjodh “Qyteti Europian i Sportit” këtë vit, shkroi ai, duke bërë të ditur se pritet që të dyja palët ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të nxitur aktivisht shkëmbimet dhe bashkëpunimin në fushën e sportit dhe për të thelluar miqësinë tradicionale mes dy vendeve. (Irma)
