30 milionë lekë për artizanët/ Margariti: Fondi do të jetë afatgjatë
2023-02-12 12:06:44

Foto nga RTSH

Ministrja e Kulturës, Elva Margatiti, deklaroi se 30 fitues dhe 1 milion lekë për secilin prej tyre është mundësia që ofron Fondi i Artizanëve.

Ministrja bëri të ditur se këtë vit për herë të parë emërtohet si fond më vete dhe jo brenda rreshtave të granteve, që në përgjithësi janë dhënë për sipërmarrësit e shumë fushave, shkruan “RTSH”.

Nën moton “E ardhmja është në origjinë”, ftohen të aplikojnë deri në datën 25 shkurt të gjithë ata që kanë projekt-propozime për edukimin, mbrojtjen, ruajtjen dhe përcjelljen e artizanatit tradicional. (Irma)