Rritet papunësia në SHBA
2023-02-12 10:37:42

Foto nga VCG

Numri i individëve në Shtetet e Bashkuara që aplikuan për përfitime papunësie në fillim të këtij muaji u rrit në 196.000, një rritje prej 13.000, sipas shifrave të publikuara nga qeveria amerikane.

Aplikimet e reja për papunësi u rritën nga 183.000 që ishin javën e kaluar, shkruan “Xinhua”.

Në një sondazh të “Wall Street Journal”, ekonomistët kishin parashikuar se kërkesat e reja për papunësi do të arrinin në 190.000 për javën para 4 shkurtit.

Ndërkohë, inflacioni vazhdon të dëmtojë xhepat e miliona amerikanëve. Sondazhet tregojnë se 50 për qind e amerikanëve të anketuar thanë se janë financiarisht më keq se një vit më parë. (Irma)