Rusia dhe IAEA diskutojnë sigurinë e centralit bërthamor Zaporizhzhia
2023-02-12 12:09:13

Foto nga VCG

Zyrtarët rusë dhe një delegacion i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) mbajtën një raund të ri konsultimesh në Moskë mbi bashkëpunimin në garantimin e sigurisë së termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia (NPP).

Alexei Likhachev, drejtor i përgjithshëm i Korporatës Shtetërore të Energjisë Atomike të Rusisë, “Rosatom”, dhe kreu i IAEA-së, Rafael Grossi, morën pjesë në bisedime mes përfaqësuesve të tjerë, njoftoi “Rosatom” në një deklaratë.

Likhachev informoi Grossin për hapat që pala ruse po ndërmerr për të garantuar sigurinë e termocentralit të Zaporizhzhias dhe për të ofruar kushte të rehatshme sociale dhe të jetesës për anëtarët e stafit dhe familjet e tyre në stacion, shkruan “Xinhua”.

Grossi foli për ecurinë e iniciativës së tij për krijimin e një zone sigurie në NPP dhe Likhachev shprehu gatishmërinë e Rusisë për të vazhduar punën për zbatimin e kësaj nisme, sipas “Rosatom”, e cila operon termocentralin.

NPP Zaporizhzhia, një nga termocentralet më të mëdha bërthamore në Europë, është kontrolluar nga forcat ruse që nga fillimi i marsit të vitit të kaluar. Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer akuza për goditje në objekt. (Irma)