(Foto Headline Planet)
Këngëtarja, 32 vjeçe, zbuloi për herë të parë unazën e martesës javën e kaluar gjatë një paraqitjeje në emisionin “The Tonight Show” me Jimmy Fallon. Ylli i muzikës pop, Rita Ora, ishte e ftuar në emisionin më të ndjekur të Jimmy Fallon, ku ajo foli për muzikën, albumin e ardhshëm dhe martesën me regjisorin Taika Waititi. Gjithashtu ajo zbuloi për herë të parë unazën e martesës për prezantuesin dhe publikun e pranishëm në atë sallë. Unaza e saj me një gur të madh të gjelbër, si dhe rrethuar me gur të vegjël prej diamanti përreth, dukej shumë e veçantë. Rita Ora u shpreh mjaft e lumtur që e ka gjetur personin me të cilin do të kalojë jetën. Këngëtarja theksoi ndër të tjera se albumi i ri del në treg afërsisht nga fundi i vitit dhe se do të vijë shumë ndryshe nga sa e kanë ndjekur adhuruesit e saj deri më tani. Në fund të intervistës Rita interpretoi në skenë këngën e saj më të re “You Only Love Me”.