Manastriliu: Ndërhyrjet ortopedike, të përfshira në kategorinë e hospitalizimit
2023-02-12 10:22:52

Foto: ATSH

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastriliu, deklaroi se ndërhyrjet ortopedike janë të përfshira në kategorinë e hospitalizimit dhe në aspektin e planifikimit.

Në përgjigje të interesimit të mediave mbi vendosjen e protezave ortopedike te pacientët, gjatë një konference për shtyp, ministrja Manastirliu tha se ka dy momente të shërbimit spitalor; shërbimi i urgjencës, që ofron të gjitha shërbimet për rastet emergjente që paraqiten në spital dhe shërbimi i planifikuar, ku ka një kohë pritje dhe merren masat e nevojshme duke alokuar buxhetet për të kryer në një kohë të shpejtë këtë ndërhyrje. Sipas saj, edhe ndërhyrjet ortopedike janë të përfshira në këtë kategori, pra dhe në atë të hospitalizuarën dhe në aspektin e planifikimit, përcjell “ATSH”.

Ministrja theksoi se Spitali Universitar i Traumës, por edhe spitalet e tjera rajonale, nëpërmjet buxheteve të alokuara janë parashikuar që të operojnë në këto dy drejtime, pra duke mundësuar më shumë ndërhyrje operatore për sa i përket ortopedisë dhe protezimit gjithashtu dhe për të reduktuar listat e pritjeve në këto spitale, që janë të përcaktuar në fakt në bazë të emergjencës së rastit. (Irma)