Suedia rrit normën bazë të interesit në 3 për qind për të frenuar inflacionin
2023-02-11 10:26:30

Foto: VCG

Banka Qendrore e Suedisë (Riksbank) njoftoi një rritje me 50 pikë përqindjeje të normës bazë të interesit në 3 për qind, më e larta në 15 vjet.

“Riksbank” bëri të ditur se rritja e normës, e cila do të hynte në fuqi më 15 shkurt, ishte e nevojshme pasi indeksi 12-mujor i çmimeve të konsumit (CPI) i vendit arriti në 12.3 për qind në dhjetor, më i larti që nga shkurti 1991, përcjell “Xinhua”.

“Inflacioni i lartë minon fuqinë blerëse të familjeve dhe e bën të vështirë për ta dhe për kompanitë planifikimin e financave të tyre”,- bëri të ditur banka suedeze.

Kjo është rritja e pestë e normës që nga maji 2022. Sipas “Riksbank”, në pranverë mund të ketë rritje të mëtejshme.

Po ashtu “Riksbank” njoftoi se produkti i brendshëm bruto (PBB) i vendit pritej të tkurrej me 1.1 për qind në gjatë këtij viti, përpara se të fillojë të rritet ngadalë përsëri në 2024-n. (Irma)