Ministrja Xhaçka takon të dërguarin e Britanisë për Ballkanin Perëndimor: Të fokusohemi në rritjen e bashkëpunimit ekonomik
2023-02-11 15:04:15

Foto: RTSH

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti në një takim të dërguarin special të kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, lordin Stuart Peach.

Ministrja Xhaçka ka vlerësuar angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për rajonin, përfshi edhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve. Ajo theksoi se në fokus të marrëdhënieve Shqipëri-Britani duhet të jetë nxitja e bashkëpunimit ekonomik në fusha të tilla si energjia, porti dhe infrastruktura rrugore, pasi sipas saj, janë kyçe për lidhjen rajonale, shkruan “RTSH”.

“Takim mjaft i mirë me të dërguarin special të kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, lordin Stuart Peach. Vlerësova angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për rajonin, përfshirë edhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shqipërin që duhet të fokusohen më shumë në nxitjen e bashkëpunimit ekonomik në fusha të tilla si energjia, porti dhe infrastruktura rrugore që janë kyçe për lidhjen rajonale”, shkruan ministrja Xhaçka në një postim në “Facebook”. (Irma)