Kremlini kërkon hetim për incidentin e “Nord Stream” pas raportimit të gazetarëve amerikanë
2023-02-11 10:24:00

Foto: VCG

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se artikulli i gazetarit amerikan Seymour Hersh mbi rrjedhjet e gazsjellësit “Nord Stream” konfirmoi nevojën për një hetim dhe ndëshkim të përgjegjësve, shkruan “Xinhua”.

“Ky ishte një precedent shumë i rrezikshëm. Nëse dikush e kryen një herë, ai mund ta bëjë kudo në botë për herë të dytë. Nuk ka shumë vende që mund të kryejnë një sabotim të tillë”,- tha ai.

Sipas Hersh, një fitues i çmimit “Pulitzer”, zhytësit amerikanë instaluan eksplozivë nën tubacionet “Nord Stream” gjatë stërvitjes ushtarake të NATO-s BALTOPS (Operacionet Baltike) në verën e vitit 2022 dhe më në fund i hodhën në erë në shtator.

Artikulli i Hersh nuk u shpërnda gjerësisht në mediat perëndimore dhe Rusia ka parë përpjekje për të kufizuar hetimin në heshtje, vuri në dukje Peskov.

Vyacheslav Volodin, kryetari i Dumës Ruse, shkroi në “Telegram” se faktet e publikuara duhet të bëhen bazë për një hetim ndërkombëtar. (Irma)