Rritja e punësimit dhe zgjerimi i pagave, BSH: Konsumi privat u rrit me 8.1%
2023-02-11 15:14:32

Foto: VCG
Konsumi privat u rrit me 8.1% gjatë vitit 2022, pas rritjes me 8.4% dhe 8.6% në dy tremujorët e fundit të vitit, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.
Sipas BSH-së, rritja e konsumit privat gjatë vitit të kaluar u mbështet nga stabilizimi i pasigurisë, nga rritja e punësimit, nga zgjerimi i pagave në terma realë, si dhe nga ecuria pozitive e kredisë konsumatore, raporton “ATSH”.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se rritja e konsumit u pasqyrua në kategoritë e shërbimeve dhe të mallrave ushqimore.
Ndërsa, sipas bankës qendrore, blerjet e mallrave të qëndrueshme patën një ecuri më të ngadaltë.
Sipas BSH-së, konsumi privat pritet të japë kontributin kryesor në rritjen ekonomike edhe gjatë tremujorit të parë të këtij viti. (Irma)
Lajmet Kryesore
