Drejtoria Kombëtare e Statistikave publikon të dhënat e CPI-së dhe PPI-së të janarit në Kinë
2023-02-11 14:44:12

Foto: VCG

Drejtoria Kombëtare e Statistikave njoftoi të premten se në janar çmimi kombëtar i konsumit (CPI) u rrit me 2.1 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa çmimi kombëtar i prodhimit industrial (PPI) ra me 0.8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në janar, për shkak të faktorëve të tillë si efekti i Festës së Pranverës dhe optimizimi dhe rregullimi i politikave të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë, çmimet e konsumit u rritën; për shkak të faktorëve të tillë si luhatjet në çmimet ndërkombëtare të naftës bruto dhe rënia e çmimeve vendase të qymyrit, çmimi i përgjithshëm e produkteve industriale ka vijuar rënien. Sipas analizave të ekspertëve, kërkesa e madhe konsumatore e Kinës ka filluar të rikuperohet dhe çlirohet me shpejtësi dhe do të ketë një ndikim pozitiv në ofertën e tregut global.

Një sërë mediash të huaja i kanë kushtuar vëmendje të dhënave të CPI-së dhe PPI-së të janarit në Kinë. Reuters citoi Julian Evans Pritchard, një ekonomist i lartë nga instituti britanik "Capital Economics", të thoshte se rritja në CPI-në e Kinës ishte shumë më e ulët se ajo në ekonomitë e zhvilluara. Duke iu referuar fjalëve të analistëve, Bloomberg njoftoi se të dhënat e CPI-së dhe PPI-së të Kinës në janar "tregojnë se perspektiva e inflacionit është përgjithësisht e qëndrueshme" dhe parashikohet që politika monetare “pritet të ruajë mbështetjen dhe të vazhdojë të ofrojë mundësi për rimëkëmbjen ekonomike". (Çang Çuo)