Sektori i korrierëve në Kinë pati rritje të trajtimit të pakove në fillim të vitit
2023-02-11 10:21:39

Foto: VCG

Shërbimet e korrierëve në Kinë kanë parë një rritje në trajtimin e pakove në fillim të vitit 2023, duke arritur në 10 miliardë pako deri më 8 shkurt, sipas Zyrës Shtetërore të Postës (SPB), citon “Xinhua”.

Kompanitë e korrierëve të vendit arritën shifrën e 10 miliardë pakove brenda 39 ditëve të para të vitit 2023, që është 40 ditë më shpejt se në vitin 2019, përpara pandemisë.

Performanca e këtij viti demonstron vitalitetin, elasticitetin dhe potencialin e rritjes së industrisë së transportit ekspres të Kinës, bëri të ditur Posta, duke shtuar se kjo tregon se besimi i konsumatorit po rritet dhe rimëkëmbja ekonomike po shton ritmin.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se numri mesatar i pakove të trajtuara çdo ditë ka kaluar 330 milionë që nga muaji shkurt, fakt që ka kontribuar në rimëkëmbjen e tregut të konsumit.

Këtë vit, Posta synon të promovojë ndërtimin e sistemit të logjistikës rurale, të përmirësojë integrimin e thellë të shërbimeve postare dhe prodhimit të avancuar dhe të ndihmojë në ndërtimin e kompanive moderne ndërkombëtare në këtë sektor. (Irma)