Ambasadori i Kinës Zhou Ding u takua me ministren e Kulturës së Shqipërisë
2023-02-11 14:37:40

Foto: Ambasada kineze në Shqipëri

Të enjten, ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding u takua me ministren e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti, ku të dy palët shkëmbyen mendime të thelluara mbi marrëdhëniet kino-shqiptare dhe shkëmbimet e bashkëpunimin kulturor mes dy vendeve.     

Ambasadori Zhou tha se vitet e fundit, të dy vendet e kanë marrë ndërtimin e përbashkët të "Një brez, një rrugë", dhe "Bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore" si një platformë për të nxitur besimin e ndërsjellë politik dhe për të promovuar bashkëpunimin praktik, ndërsa marrëdhëniet dypalëshe kanë bërë përparime të reja. Në vitin 2023, raportet Kinë-Shqipëri kanë pasur një fillim të mbarë. Kohët e fundit dy vendet nënshkruan një marrëveshje historike për përjashtimin reciprok të vizave, e cila do të promovojë dhe lehtësojë shkëmbimet e personelit midis dy palëve dhe do të forcojë mirëkuptimin dhe miqësinë midis dy popujve. Njëkohësisht, bashkëpunimi në fushat e turizmit,  arsimit etj. ndërmjet dy vendeve po avancon vazhdimisht dhe të dy palët kanë perspektiva të gjera për bashkëpunimin konkret. Ato duhet të shfrytëzojnë mundësinë e përjashtimit të ndërsjellë gjithëpërfshirës të vizave për të forcuar më tej shkëmbimet kulturore dhe bashkëpunimin midis dy vendeve, në mënyrë që të injektojnë vazhdimisht  një shtysë të re në marrëdhëniet miqësore midis Kinës dhe Shqipërisë.

Foto: Ambasada kineze në Shqipëri

Magariti tha se është e kënaqur që po ngadalësohet situata epidemike globale dhe Kina po përshpejton rifillimin e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit me botën, duke besuar se kjo me siguri do të sjellë mundësi të reja për thellimin e bashkëpunimit në fushën kulturore mes dy vendeve. Kina është një vend i madh me histori të gjatë dhe qytetërim të shkëlqyer dhe populli shqiptar është plot kuriozitet për kulturën kineze. Seria e aktiviteteve "Java e Kulturës Kineze", e mbajtur me sukses në Tiranë shtatorin e kaluar, i dha popullit shqiptar një shumëllojshmëri përvojash kulturore kineze. Ministria e Kulturës së Shqipërisë pret forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Kinën, promovimin e më shumë arritjeve në shkëmbimet  njerëzore dhe kulturore midis dy vendeve dhe  pasurimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve Shqipëri-Kinë. (Çang Çuo)