Zvicra mezi pret kthimin e turistëve kinezë
2023-02-11 15:11:12

Foto: VCG

Me uljen e fluturimit CA862 në Aeroportin Ndërkombëtar të Gjenevës, Kina rifilloi të enjten fluturimet direkte midis Pekinit dhe Gjenevës në Zvicër pas optimizimit të masave të kontrollit të epidemisë.

“Jemi shumë të lumtur që kemi përsëri turistët kinezë në Gjenevë. Ata janë shumë të rëndësishëm për Zvicrën”,- tha Claude Membrez, anëtar i bordit të Shoqatës së Turizmit dhe Konventave të Gjenevës, shkruan “Xinhua”.

Jean-Vital Domezon, president i Shoqatës së Hoteleve të Gjenevës, tha se ata mezi presin të mirëpresin turistët kinezë.

“Mezi presim ta shohim avionin plot dhe jemi gati t'i përshëndesim. Kjo është me të vërtetë e rëndësishme për biznesin e hoteleve”,- tha Domezon.

Përpara rifillimit të fluturimit Pekin-Gjenevë të “Air China”, nuk kishte asnjë fluturim të drejtpërdrejtë midis Kinës dhe Zvicrës për gati një vit për shkak të epidemisë.

Fluturimet parashikohet të jenë një herë në javë dhe pritet të rrisin frekuencën në të ardhmen e afërt, tha Ge Chen, menaxheri i përgjithshëm i “Air China” për tregun e Zvicrës. (Irma)