Instituti Konfuci në Tiranë organizon pritje për Festivalin e Pranverës
2023-02-11 11:33:33

Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës organizoi në fillim të shkurtit një pritje për Festivalin e Pranverës (Vitin e Ri Kinez).

Të ftuar nderi ishin ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Zhou Ding, rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, rektorë nga universitete publike dhe jopublike, zv.ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, si dhe pjesëmarrës të tjerë nga fusha e arsimit, bashkëpunëtor, miq dhe stafi i Institutit Konfuci.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”, duke postuar dhe fotot e këtij eventi, Instituti falënderoi për bashkëpunimin të gjithë miqtë dhe studentët për arritjet e tyre.

“Urojmë një vit sa më të begatë, plot shëndet dhe lumturi për ju dhe familjet tuaja. Gëzuar Vitin e Ri Kinez”,- shkruhet në mesazhin e Institutit Konfuci në Tiranë. (Irma)