Rusia nis një anije kozmike mallrash në ISS
2023-02-11 10:30:39
Foto:VCG
Rusia nisi me sukses anijen kozmike “Progress MS-22” në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), njoftoi korporata shtetërore ruse e hapësirës “Roscosmos”, citon “Xinhua”.
Raketa mbajtëse “Soyuz-2.1a” u lançua nga kozmodromi “Baikonur” në Kazakistan, mëngjesin e të enjtes, njoftoi “Roscosmos” në një deklaratë për shtyp.
“Progress MS-22” do të dërgojë mbi 2.5 tonë ngarkesë në ISS, përkatësisht 720 kg karburant, 420 litra ujë të pijshëm, 40 kg azot dhe 1354 kg pajisje dhe materiale të ndryshme. (Irma)
Lajmet Kryesore