Ekspertët: Tërmetet katastrofike përkeqësojnë më tej problemet ekonomike të Turqisë
2023-02-11 11:12:21

Foto: VCG

Tërmetet e forta që goditën provincat jugore të Turqisë ka të ngjarë të kenë një ndikim të rëndësishëm dhe afatgjatë në ekonominë e vendit, thanë ekspertët.

Numri i viktimave është gjithnjë në rritje, ndërsa presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi nga Osmaniye, një nga provincat e goditura nga lëkundjet e fuqishme, se janë shembur gjithsej 6444 objekte.

Sipas Institutit turk të Statistikave, zona e goditur nga tërmeti, ku ndodhen rreth 13.42 milionë banorë, gjeneron një të dhjetën e të ardhurave kombëtare të Turqisë.

Tërmetet mund të shkaktojnë më shumë se 1 miliard dollarë humbje ekonomike në Turqi dhe Siri, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.

Baki Demirel, profesor i asociuar i ekonomisë në Universitetin Yalova, tha gjithashtu se humbjet ka të ngjarë të jenë në rangun e miliarda dollarëve.

“Kjo është një fatkeqësi e madhe, shumica e qyteteve të goditura nga tërmeti janë kthyer në qytete fantazmë. Kjo është fillimisht një tragjedi njerëzore, por humbja njerëzore në mënyrë të pashmangshme do të sjellë një humbje financiare”,- tha ekonomisti për “Xinhua”.

Demirel vuri në dukje se fatkeqësia do të shtojë shpenzimet e qeverisë pasi mijëra ndërtesa janë rrafshuar dhe duhet të rindërtohen.

Turqit janë duke luftuar për disa vite me inflacionin e shfrenuar dhe problemet e monedhës kombëtare që kanë goditur rëndë familjet. Një fatkeqësi natyrore e përmasave të tilla shton më tej hallet e vendit, sipas tij.

Eksperti sugjeroi një taksë tërmetesh për segmentet më të pasura të shoqërisë për financimin e projekteve të strehimit, duke lënë të përjashtuar nga një skemë e tillë të ardhurat e ulëta dhe të mesme.

Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Reduktimin e Rrezikut të Fatkeqësive, tërmeti i vitit 1999 në Turqinë veriperëndimore, i cili mori mbi 17.000 jetë dhe la më shumë se 250.000 të pastrehë, shkaktoi rreth 23 miliardë dollarë humbje ekonomike.

Ovgun Ahmet Ercan, një sizmolog i njohur, bëri një parashikim më të errët.

“Kostoja e tërmetit në Turqi është midis 35 dhe 50 miliardë dollarë. Ndërsa deficiti i tregtisë së brendshme dhe të jashtme të Turqisë është 110 miliardë dollarë amerikanë. Ky tërmet është një fatkeqësi e plotë”,- shkroi ai në “Twitter” të martën.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) pret që inflacioni në Turqi të mbetet i lartë në 44.6 për qind në vitin 2023. (Irma)

(FB)