Ekonomia kineze gjatë vitit 2023
2023-02-10 14:42:23

Rritja ekonomike (Foto ESID)

Rritja ekonomike (Foto ESID)

Turizmi në ekspansion dhe rritja ekonomike globale prej tij. Por jo vetëm! Rilidhja e madhe e Kinës me botën e jashtme, shënon fundin e një epoke: atë të pandemisë globale. Në  një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës eksperti i ekonomisë Bardhi Sejdarasi flet për ecurinë e ekonomisë kineze gjatë vitit 2023

CMG: Çfarë po ndodh aktualisht me ekonominë e Kinës dhe cilat janë pritshmëritë për vitin 2023?

Bardhi Sejdarasi: Tani është koha për të folur për ekonominë e Kinës dhe atë botërore, veçanërisht për ndikimin e ekonomisë kineze, që prek të gjithë sektorët. Tashmë mund të themi se rilidhja e ekonomisë kineze me botën shënon edhe fundin e pandemisë, të gjithë ekspertët shprehen kështu. Analizova se cili është ndikimi i kësaj ekonomie në botë, veçanërisht në fushën energjetike. Po ashtu edhe turizmi ka pasur një ndikim, sepse pas pezullimit kanë filluar edhe lëvizjet jashtë Kinës. Ekonomia lidhet me të ardhurat dhe shpenzimet dhe pikërisht këta tregues i japin gjallëri ekonomisë. Në Kinë u festua Viti i ri dhe pas 27 janarit kemi një rritje shumë të madhe të kësaj ekonomie.

CMG: Nga se do të vijë kjo rritje e ekonomisë kineze?

Bardhi Sejdarasi: ‘The economist’ ka thënë se është ngjarja më e madhe e vitit duke u rishkruar, të gjithë analistët ndërkombëtarë e thonë këtë që kjo revistë e mirënjohur e thotë në një fjali të vetme. Në vitin 2022 u rrit me 3%, pak më poshtë se niveli i parashikuar, por vlera që ka llogaritur export economics, shkon jo më pak sesa 3 triliardë dollarë. Tashmë treguesit vazhdojnë të rriten dhe sidomos ka rritje të kërkesës për energji dhe mallra, e cila fillon me Kinën por ndjehet në të gjithë botën. Gjithashtu një numër i madh investitorësh janë rikthyer në zyrat e tyre pas pezullimit që ishte bërë.

Rimëkëmbja ekonomike sipas analistëve pritet të mos jetë ajo që ishte parashikuar, ndërsa banka Paribas parashikon se konsumi i familjeve kineze të jetë 9% gjatë vitit 2023, që është një përmirësim i dukshëm krahasuar me një vit apo dy vite më përpara. Skenari më optimist nga kjo bankë është për rritjen ekonomike të Kinës dhe të aktivitetit të ekonomisë së vendit. Gjatë rimëkëmbjes do të ndjehet dhe rritje globale. Analistët thonë që pas këtij viti në tremujorin e parë të vitit 2024, rritja mund të jetë 10% më e lartë sesa tre muajt e parë të këtij viti. Por sa ndikon kjo rritje në dy tregues si inflacioni dhe normat e interesit, duke qenë se Kina mbetet kanali i drejtëpërdrejtë në sasinë dhe cilësinë e mallrave që eksporton vendi konsumon pothuajse 1/5 të naftës në botë. Kështu pritet të ndikojë tek nafta, bankat, nikeli etj. Do të ndikojë, siç thotë dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, duke rritur kërkesën. Kjo rritje e madhe mund të sjellë edhe një rritje të çmimit të naftës jo më pak se 150 dollarë për fuçi.

Ndikimi i ekonomisë Kineze në atë globale (Foto news clik)

Ndikimi i ekonomisë Kineze në atë globale (Foto news clik)

CMG:  Si do të ndikojë kjo rritje tek 2/3 e ekonomisë globale?

Bardhi Sejdarasi: Ajo ringritje që u tha në Forumin e Davosit dhe mënyrën sesi do ta marrë veten ekonomia botërore, është e tillë që do të ndikojë veçanërisht në ekonominë botërore. Do të kemi dhe rritje të numrit të të punësuarve dhe rigjallërim të shkëmbimeve tregtare. Duke plotësuar 2/3 e ekonomisë botërore nga Kina do të thotë që rigjallërohet ekonomia në të gjitha ato vende në të cilat punohet me shkëmbime tregtare dhe ndërmarrje shumëkombëshe, të cilat e kishin pezulluar aktivitetin e tyre nga pandemia. Pikërisht kjo dukuri e lëvizjes me hapa të shpeshta do të sjellë rikthimin e ekonomisë në nivelet e para pandemisë.

 

Bardhi Sejdarasi në intervistë për CMG

Bardhi Sejdarasi në intervistë për CMG

CMG:  Sa ndikohet rritja ekonomike nga turizmi?

Bardhi Sejdarasi: Turizmi ka patur lëvizje të mbyllura, hapja e rreth 20 vendeve në 6 shkurt do të thotë që kemi të bëjmë me hapin e parë drejt rritjes ekonomike, sepse konsumi që vjen nga turizmi zë një peshë të rëndësishme të saj.  Jep gjithashtu mundësi për rikthimin e turistëve që duan ta vizitojnë Kinën. Gjykoj që ky është hapi i parë dhe një dukuri shumë e ndjeshme kundrejt rimëkëmbjes ekonomike.

6 shkurti ishte dita e hapjes së madhe dhe kjo periudhë pritet të sjellë edhe përgjatë vitit 2023 mundësi të shumta për ringritjen e ekonomisë kineze dhe si rrjedhojë asaj globale.