Publikohet "Raporti mbi problemin e drogës në ShBA"
2023-02-10 17:04:47

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në "Raportin mbi problemin e drogës në ShBA" të publikuar të enjten, thuhet që gjendja e problemit të drogës në ShBA është shumë serioze dhe ka sjellë rreziqe të mëdha ekonomike e shoqërore.

Sipas raportit, droga është armiku i përbashkët i njerëzimit. Tani ShBA-ja është vendi me problemin më serioz të drogës në botë. Numri i përdoruesve të drogës në ShBA zë rreth 12 % të numrit të përgjithshëm global. Sipas të dhënave të sondazhit të publikuar në vitin 2021 nga Instituti Kombëtar i Abuzimit të Drogës i ShBA-së, rreth 19.4 % e amerikanëve kanë përdorur të paktën një herë drogë. Sipas ligjit federal amerikan, kanabisi është i paligjshëm, por 15 shtete e kanë legalizuar atë. Pas shpërthimit të epidemisë së COVID-19, sektori i kanabisit në ShBA është rritur shpejt. Siç bëhet e ditur nga uebsajti i të dhënave të shitjes së kanabisit "BDSA", në vitin 2020, vëllimi i shitjes së kanabisit të ligjshëm në ShBA arriti në 17.5 miliardë dollarë, duke shënuar rekord dhe duke u rritur 46 % në krahasim me vitin 2019.

Abuzimi i drogës i ka shkaktuar humbje të mëdha shoqërisë amerikane. Por nga ana e përfitimeve ekonomike, qeveria amerikane e ka promovuar legalizimin e kanabisit, sepse kështu mund të marrë të ardhura të shumta prej taksave nga ky treg.

Në raport theksohet që qeveria amerikane duhet të marrë masa për të përballuar abuzimin e drogës në vend, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e njerëzve. Njëkohësisht, në luftën kundër drogës nevojitet bashkëpunimi i vendeve të ndryshme, dhe pala amerikane duhet të ndalojë minimin e bashkëpunimit me Kinën në luftën kundër drogës. (Fani)