Bruksel, NATO ul flamujt në gjysmështizë pas tërmetit në Turqi
2023-02-10 10:55:24

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Flamujt në selinë e NATO-s u ulën të mërkurën në gjysmështizë për të treguar solidaritet për viktimat nga tërmeti katastrofik i 6 shkurtit në Turqi. Flamujt e 30 vendeve aleate para selisë së NATO-s në Bruksel të Belgjikës qëndruan të ulur deri të enjten në mbrëmje.

Në deklaratën e Misionit të Përhershëm të Turqisë në NATO në rrjetet sociale thuhet se ky është një mesazh domethënës dhe solidarizues nga aleatët, përcjell “RTSH” .

“Përcjellim falënderimet tona edhe për ndihmën që i kanë dërguar Turqisë”, - thuhet në mesazh.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungesku, deklaroi se vendet anëtare të NATO-s kanë mobilizuar përpjekjet e ndihmës për të mbështetur ata që kanë nevojë për ndihmë në zonën e tërmetit. (Elona)