Kina ky kryer në përgjithësi ndërtimin e arkivit të burimeve arsimore më të madh në botë, bëri të ditur Ministria kineze e Arsimit.
Sipas Shu Hua-së, zv.drejtorit të Shkencës e Teknologjisë dhe të Informatizimit të kësaj ministrie, në Platformën Kombëtare të Arsimit Inteligjent për Nxënësit e Shkollave Fillore dhe të Mesme përfshihen 44 mijë programe mësimdhënëse. Gjithashtu, platforma e edukimit profesional lidhet me 1173 arkivat mësimore në rang kombëtar ose province, ndërsa në platformën e arsimit të lartë ka 27 mijë kurse të hapura për publikun. Deri tani, përdoruesit e Platformës Kombëtare të Arsimit Inteligjent janë nga mbi 200 vende e rajone të botës.
Sipas një njoftimi tjetër, më 13 dhe 14 shkurt të këtij viti do të zhvillohet në Pekin Konferenca Botërore e Arsimit Digjital me temë "Reformimi digjital dhe e ardhmja e arsimit", ku do të marrin pjesë përfaqësuesit e mbi 130 vendeve e rajoneve të botës. (Wang Lei/ Artan)