Studimi: Gjysma e ligatinave janë zhdukur, Europa më e prekura
2023-02-10 11:27:45

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjysma e ligatinave në Evropë janë shkatërruar në 300 vitet e fundit, me disa zona, përfshirë Britaninë e Madhe, Irlandën dhe Gjermaninë, që kanë humbur më shumë se 75%. Sipas një studimi, globalisht, një zonë me madhësinë e Indisë është zhdukur, citon “RTSH” mediat britanike. Për herë të parë, studiuesit kombinuan të dhënat historike globale me hartat e ligatinave të sotme për të krijuar një hartë globale më të saktë. Europa është më e prekur, me Irlandën që humbi më shumë se 90% të ligatinave të saj, Gjermania, Lituania dhe Hungaria më shumë se 80% dhe Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Italia më shumë se 75%.

Pavarësisht se disa rajone janë prekur shumë keq, tabloja e përgjithshme tregon se ka mbetur shumë për të shpëtuar, thonë studiuesit.

“Ky është një lajm i mirë, në fakt nuk është tepër vonë për të mbrojtur shumicën e ligatinave në botë”,- tha autori kryesor Etienne Fluet-Chouinard, nga Universiteti Stanford. Për mijëra vjet, ligatinat janë parë nga fermerët si tokë joprodhuese, por në shekullin e kaluar shkalla e shkatërrimit është rritur me shpejtësi. Kjo e kombinuar me ndikimin e krizës klimatike, nxjerrjen e ujërave nëntokësore, zjarret dhe ngritjen e nivelit të detit që i ka bërë ligatinat ndër ekosistemet më të kërcënuara në botë.

Në nivel global, më shumë se 60% e humbjeve u shkaktuan nga kullimi për rritjen e bimëve në zonat malore, ndjekur nga konvertimi në fusha me rërë (18%) dhe krijimi i zonave urbane (8%).

Ligatinat janë të rëndësishme për biodiversitetin: deri në 40% e specieve të planetit jetojnë dhe shumohen në to. Ato gjithashtu pastrojnë ujin, mbrojnë nga përmbytjet dhe përmirësojnë mirëqenien fizike të njerëzve në zonat urbane. (Elona)