Ekonomia kineze, Festa e Pranverës shënon pikënisje të mirë për vitin 2023
2023-02-10 17:52:05

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjatë pushimeve 7-ditore të Festës së Pranverës, në rrjetin e transportit të Kinës u  shënuan 226 milionë udhëtime individuale, që është 71.2 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2022. Krahas kësaj, edhe shitja me pakicë e biznesi në restorante, si edhe turizmi jashtë vendit, kanë shënuar rritje të shpejtë. Këto rezultate mbresëlënëse janë vërtet një pikënisje e mirë për ekonominë kineze në vitin 2023.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shija festive nxiti konsumin në restorante

 

Në një konferencë shtypi të Këshillit të Shtetit, zyrtari i departamentit të nxitjes së konsumit në Ministrinë e Tregtisë, Geng Hongzhou, bëri të ditur që gjatë Festës së Pranverës, ndërmarrjet e shitjes me pakicë dhe restorantet kanë realizuar rritje me 6.8 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Me aktivitetet e pasura promovuese, mallrat me elemente të “Vitit të Ri” janë parapëlqyer shumë nga konsumatorët.

 

Sipas të dhënave nga Ministria e Tregtisë, konsumi në restorante gjatë festës ka shënuar rritje me 15.4 % krahasuar me vjet dhe konsumi mesatar për çdo restorant u shtua me 10.8 %. Të dhënat e konsumit për darkën e Vitit të Ri kanë qenë më të mira se parashikimi. Të dhënat nga Shoqata e Restoranteve e Pekinit tregojnë që restorantet patën porosi të shumta për festën dhe niveli i rizënies së tryezave (përsëritje e rezervimit brenda një darke) arriti 200 %.

 

Ndërkohë, mallrat me elemente të “Vitit të Ri”, si frutat, ushqimet bio dhe objektet zbukuruese me elemente të horoskopit kinez, patën shitje të nxehta. Në blerjet në internet për Vitin e Ri të organizuara nga Ministria e Tregtisë, vëllimi i shitjes me pakicë në internet u rrit 14.5 %.

 

Sipas të dhënave nga laboratori i të dhënave të mëdha i konsumit (Shangai), në qytetin Shangai, konsumi jo në internet gjatë Festës së Pranverës ishte 32.3 miliardë juanë, 4.1 miliardë prej të cilave nga konsumi në restorant, 4.9 % më shumë se gjatë së njëjtës periudhë vitin e kaluar. Gjatë Festës së Pranverës, niveli i fluksit të njerëzve në 36 distriktet komerciale të qytetit arriti 29.14 milionë, sa 91.4 % e së njëjtës periudhe të vitit të kaluar.

 

Me temën festive dhe elementet e Vitit të Ri, konsumi është stimuluar në mënyrë të dukshme. Numri i vizitorëve në bulevardin “Nankin” në Shangai shënoi rritje me 18.3 % dhe niveli i shitjes me pakicë në qendrën tregtare “HKRI Taikoo Hui” u shtua me 80 %, teksa në qendrën “XINTIANDI STYLE I” shitjet patën rritje mbi 30 %.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjallëria ekonomike nga lëvizja e njerëzve

 

Kjo është festa e parë pasi Kina zbatoi masa të reja antiepidemike dhe ka pasur rritje të dukshme si në udhëtimet ndërkrahinore, ashtu edhe ndërkombëtare.

 

Në ditën e fundit të pushimeve, rrjeti i transportit i mbarë Kinës ka dëshmuar gjithsej 509.2 milionë udhëtime, 83.1 % më shumë se në vitin 2022. Ndër to, numri i automjeteve u  rrit me 29.7 % dhe shënoi nivel rekord në historinë e fluksit të udhëtimeve gjatë Festës së Pranverës.

 

Krahas lëvizjes së brendshme, edhe udhëtimet ndërkombëtare kanë shënuar mëkëmbje. Gjatë pushimeve të Festës së Pranverës nga 21 deri më 27 janar, ka pasur gjithsej 2.87 milionë udhëtime të tilla, nga të cilat 1.43 milionë ishin hyrëse dhe 1.44 milionë dalëse, me një rritje përkatësisht 123.2 % e 117.8 % krahasuar me pushimet e vitit 2022.

 

Nën nxitjen e lëvizjes së njerëzve gjatë festës, në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore, mbi 30 % e vlerës së përgjithshme të konsumit ishte prej konsumatorëve nga krahinat e tjera. Konsumi mesatar në ditë nga ky grup njerëzish shënoi rritje me 43 % dhe ata dhanë kontribut për 47.6 % të konsumit në restorante.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Krahas metropolit në lindje Sha, edhe në qytetin Guangzhou të Kinës Jugore ka pasur lëvizje të madhe njerëzish gjatë Festës së Pranverës.

 

Në pushimet 7-ditore, Guangzhou ka pritur gjithsej 9.83 milionë udhëtime lokale, 27.6 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2022. Nën nxitjen e fluksit të madh të vizitorëve, të ardhurat turistike i kaluan 6.8 miliardë juanët, ndërsa numri i vizitorëve nga jashtë qytetit ishte mbi 3.12 milionë,  përkatësisht 25 % dhe 42.5 % më shumë se një vit më parë. Për arsye të fluksit të madh, hoteli i famshëm në qendrën e Guangzhout, “White Swan” pati 100 % të rezervimeve në akomodim dhe restorant për nëntë ditë radhas, duke shënuar rekord historik. (Jiang Lei)