Firmat kineze në Turqi i japin ndihmë zonës së goditur nga tërmeti
2023-02-10 11:57:07

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ndërsa shpëtuesit dhe vullnetarët po punojnë pa pushim për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënoja në katër ditët e fundit pas tërmetit të fortë të hënën, firmat kineze që operojnë në Turqi po përpiqen gjithashtu të japin maksimumin e tyre për të ofruar ndihmë dhe mbështetje për zonën e tërmetit.

Prodhuesit kinezë të makinerive të ndërtimit që operojnë në Turqi, si grupi “Zoomlion” dhe “Sany”, kanë dërguar menjëherë makineritë e tyre në zonën e tërmetit për të mbështetur operacionet e shpëtimit, bën të ditur “Xinhua”.

Ekskavatorët e “Zoomlion” dhe një ekip shpëtimi po punojnë në provincën Hatay, zona më e goditur. Ekipi ka ndihmuar në shpëtimin e më shumë se 20 personave.

Ndërkohë, gjiganti kinez i telekomunikacionit “Huawei” ka ofruar pjesë këmbimi, gjeneratorë dhe stacione bazë celulare për të ndihmuar në eliminimin e ndërprerjeve të komunikimit në zonën e tërmetit.

Dega turke e Bankës Industriale dhe Tregtare të Kinës (ICBC) njoftoi se kishte ofruar 1 milion lira turke (rreth 53.100 dollarë amerikanë) ndihmë për viktimat e tërmetit për Autoritetin Turk të Menaxhimit të Emergjencave.

Një tjetër bankë kineze, Banka e Kinës në Turqi, u shpërndau viktimave të tërmetit sende ndihmëse si batanije, ngrohës dhe furnizime për fëmijë. Përveç kësaj, banka dhuroi 560,000 lira (rreth 30.000 dollarë amerikanë) për AFAD-in për të mbështetur njerëzit e goditur nga fatkeqësia.

Kompania e Transportit Oqeanik të Kinës (COSCO) dërgoi gjithashtu para dhe materiale ndihme në zonën e tërmetit në Turqi për të mbështetur punën e ndihmës.

“Hikvision”, një prodhues dhe furnizues shtetëror kinez i pajisjeve të mbikëqyrjes me video, u shpërndau jorganë dhe pallto të trasha njerëzve në nevojë.

Të hënën, dy lëkundje të forta shkatërruan pothuajse 10 provinca në pjesën jugore të Turqisë duke shkaktuar mijëra viktima. (Elona)